Ishin tre persona me shalle dhe kapuçë. Ika me vrap….Shoferi i Mond Çekiçit tregon si ndodhi vrasja

0

Disa orë pas ngjarjes së rëndë është zbardhur dëshmia e shoferit personal të “Çekiçit”.

I pranishëm në vendin e ngjarjes dhe shumë pranë autorëve, shoferi deklaron se autorët kanë qënë të maskuar.

Burime nga policia më bëjnë me dije se shoferi është pa precedentë penalë, ndërkohë që vetëm prej pak kohësh punonte si shofer i “Çekiçit”. Mësohet se shoferi ka thënë përpara hetuesve se kanë qënë tre persona të përfshirë në atentat.

“Na zunë rrugën. Dola nga makina për t’i pyetur ç’kishin dhe sa lëviza pak hapa pashë brenda makinës burra të maskuar me shallë dhe kapuçë dhe njërin prej tyre me armë në dorë. U tmerrova, nuk pashë asgjë më shumë, por renda të shpëtoja veten.

Ika me vrap u futa në rrugicën përballë shkollës profesionale dhe sapo nisa të vrapoja dëgjova derën e makinës qe u hap. Kisha lëvizur shumë pak kur dëgjova zhurmën e të shtënave.

Nuk kisha fushëpamje, sepse u futa në rrugicë dhe më pengonte pjesa e pasme e shkollës. Po të qëndroja në makinë do më kishin vrarë. Unë nuk e di kush mund të ketë pasur konflikte me Mond Çekiçin”, mësohet të ketë deklatruar shoferi.

Gjatë marrjes në pyetje shoferi është pyetur edhe nëse ka pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të “Çekiçit” me persona të tjerë, por ai është përgjigjur se nuk di të ketë pasur probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu