Bëhet zyrtare, Messi e mbyll me PSG. Ku do ta vijojë karrierën?

0

Christophe Galtier, trajneri aktual i PSG, ka deklaruar se Lionel Messi do të largohet nga kampionët e Francës. Ai tha se ndeshja e kësaj jave ndaj Clermont do të jetë e fundit për argjentinasin te PSG.

“Unë e kisha privilegjin për të trajnuar lojtarin më të mirë në histori të futbollit, këtë fundjavë do të jetë ndeshja e fundit e Messit te PSG në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, tha Galtier.

Në 74 paraqitje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain, Lionel Messi shënoi 32 gola, ndërsa dhe edhe 35 asist.

Tashmë e ardhmja e argjentinasit do të jetë temë kryesore në mediat sportive deri në momentin që ai të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij. Një prej mundësive më të mëdha, të paktën me atë që është folur gjatë ditëve të fundit, është rikthimi në Barcelonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu