Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: Serbët po keqpërdoren, dhuna ndaj KFOR e papranueshme! Presidentja e Hungarisë: Palët të gjejnë rrugën drejt paqes

0

Presidentja e Hungarisë Katalin Novak zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. Ulja e tensioneve në veri të Kosovës ishte kryefjalë e mesazhit të tyre, pas takimit kokë më kokë, duke kërkuar që Kosova e Serbia të gjejnë rrugën e çtensionimit të situatës atje.
Në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për të arritur atë marrëveshje.”, tha Begaj. 
“Ndërmjet dialogut mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Në Kosovë shpresojmë të mos ketë më një situatë të tillë, të qetësohet sa më shpejt dhe palët të gjejnë rrugën drejt një paqeje afatgjatë”, tha Novak.

Dhunën e protestuesve serbë në veri të Kosovës, kreu i shtetit e quajti të papranueshme.
“Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës, dhe dhuna e ushtruar ndaj KFOR dhe medias është e pajustifikueshme.”

Pas takimit dhe konferencës me Presidentin Begaj, Novak mbajti një fjalë përshëndetëse edhe në Parlamentin e Shqipërisë.
“Ne vend të luftërave, kemi nevojë për armëpushim, rrugë drejt paqes, sepse çdo luftë ka vetëm humbës. Të gjithë shohinj Ukrainën po ne harrojmë sa e rëndësishme është të shohim Ballkanin Perëndimor, Kosovën, sa pak duhet të nxisim konflikt e të shkojë në luftë, ndaj është shumë e rëndësishme të ruajmë stabilitetin. Jam e bindur që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian, kemi nevojë sa më shpejt për këtë integrim prandaj ne mbështesim futjen e Shqipërisë në BE.
Në mungesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, seanca e posaçëm në parlament u drejtua nga zv.kryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu