Anulohet “Sunny Hill”, e konfirmon Dua Lipa

0

Sunny Hill” vitin e kaluar erdhi me dy koncerte tre-ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë.
Këtë vit festivali nuk do të mbahet. Lajmi u bë me dije në një deklaratë zyrtare nga stafi organizativ dhe gjithashtu u konfirmua nga vetë Dua Lipa në faqen e saj në Instagram.

Në javën e parë të gushtit të vitit 2024 do të mbahet festivali i radhës.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024,” – thuhej në deklaratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu