Behuni gati! Brad Pitt dhe Margot Robbie bëhen bashkë, cila është arsyeja

0

Brad Pitt po hedh hapin e ri profesional, pas momenteve të vështira që ka përjetuar së fundmi, pas mosmarrëveshjes ligjore me ish-gruan, Angelina Jolie. Aktori 57-vjeçar do të interpretojë në filmin e ri dramatik të Paramount “Babylon”.

Regjisori Damien Sazel po e rikthen përsëri në ekranin yllin hollivudian së bashku me Margot Robbie, me të cilën bashkëpunoi në filmin e Tarantino “Once Upon A Time In Hollywood”. Zgjedhja fillestare e regjisorit ishte Emma Stone, po e refuzoi rolin.

Xhirimet për “Babylon” do të fillojnë këtë muaj. Pjesë e këtij projekti do të jenë gjithashtu Kathryn Waterston, Diego Calva dhe Giovanni Antepo. Data zyrtare e filmit në kinema është planifikuar më 6 Janar 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu