Bëhuni gati për ditë te nxehta, e marta do të jetë dita më e nxehtë e javës, ja sa shkojnë temperaturat

0

Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Sipas Meteoalb, prashikohet që temperatura maksimale sot të shkojë në vlerën 32 °C. Nesër do të shënohet dita më e nxehtë e javës, me temperaturat deri më 34 °C. Nga e mërkura do kemi rënie graduale të temperaturave.

Meteorologia Elaida Porja, thotë në një emision: “Temperaturat më të larta do jenë gjatë shtrirjes perëndimore. Berati, Elbasani, Kucova, Gjirokastra do të shënojnë dhe vlerën më të lartë 32 gradë, por nuk mbetet mbrapa edhe Tirana, Durrësi, Shkodra ku pritet që temperatura të jetë edhe 31 gradë. Theksoj se janë temperatura të matura në hijë, ndërkohë në ambiente të zhveshura, ku nuk ka hije kjo temperaturë ndihet 4 gradë më shumë se sa në hije.

Pritet që dita e nesërme të jetë edhe dita më e nxehtë e kësaj jave, me temperatura 34 gradë por që do të ndihen si 37 °C.

Nga e mërkura deri në fundjavë presim që të kemi rënie të temperaturave, ku vlera maksimale do të arrijë 25°C. Rënia do të jetë graduale. Era pritet të forcohet që nga dita e mërkurë, kryesisht në zonta bregdetare me 60 kilometra në orë, duke sjellë dallgë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu