Belind Këlliçi thirrje qytetarëve: Zbrisni në shesh, bëhuni zë për veten dhe vendin tuaj!

0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të zbresin në shesh dhe t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita.

Me një status në Facebook, Këlliçi ka ndarë një foto me deputetin Tomor Alizotin, ndërsa tha se është koha që secili të tregojë reagimin kundër keqqeverisjes.

“Bashkë me Tom Alizotin ju bëjmë thirrje të dilni në protestë! Secili prej jush ka arsyet e veta për të protestuar. Prandaj bëhuni dy, tre, një familje, një grup shoqëror, një kolektiv pune, dhe zbrisni në shesh për të kërkuar të drejtën tuaj. Bëhuni zë për veten dhe vendin tuaj”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu