Bellind Këlliçi ‘shpërthen’ keq: Partia Demokratike të paguajë rrogat

0

Deputeti Belind Këlliçi ka kërkuar që Partia Demokratike të paguaje rrogat e punonjësve. I ftuar në “Open”, teksa debatonte me Roland Bejkon, Këlliçi la të kuptohej se punonjësit e PD-së nuk kanë marrë as rrogat. Gjithçka nisi kur Bejko e konsideroi të shtrenjtë ‘Foltoren’ referuar 10 milionë lekëve që do të paguhen për stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor.

Këlliçi e kundërshtoi këtë gjë duke e krahasuar me tarifën që mund të ketë shpenzuar kryedemokrati Lulzim Basha për aktivitetin e sotëm me rastin e 8-dhjetorit. Kur Bejko tha se PD merr para nga shteti ndryshe nga folroeja, atëherë deputeti Këlliçi tha se do të ishte mirë që selia blu të jepte dhe pagat.

Pjesë nga biseda:

Roland Bejko: Kjo ‘Foltorja’ e shtrenjtë’

Belind Këlliçi: Më e shtrenjtë se ajo e sotmja s’është njëherë

Roland Bejko: Merr para nga shteti

Belind Këlliçi: Po mos më trego mua ti se i di mirë aktivitetet unë

Roland Bejko: Merr para nga shteti partia

Belind Këlliçi: Atëherë partia të japë rrogat se ka disa muaj…

Roland Bejko: Këto s’i di unë

Belind Këlliçi: I di unë këto, të japë rrogat e punonjësve partia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu