Belsh/ Gruaja harron çantën me 3 mijë euro dhe bizhuteri. Kërkon ndihmën e policisë

0

Një 34-vjeçare, banuese në Itali ka kallëzuar në polici se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro.

Shtetasja M. T., 34 vjeçe, po ashtu ka denoncuar se brenda çantës kishte edhe disa aksesorë floriri si dhe dokumente.

Burime për infoweb pohuan se gruaja e kishte harruar çantën diku në një lokal. Por dikush e ka marrë dhe nuk ia ka kthyer.

Policia thotë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu