Bën bujë në mediat italiane fejesa e Erjona Sulejmanit me protagonistin e “Uomini e Donne”

0

Ndarja e Erjona Sulejmanit me futbollistin e njohur Blerim Xhemaili ishte një ndër ngjarjet më të bujshme, pasi pasoi me një sërë akuzash nga Erjona për ish-partnerin e saj. Ajo e tha troç se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat dhe u shpreh e sigurt se çdo partnere futbollisti e kishte një problem të tillë.

Ajo ka vazhduar jetën e saj, megjithatë ndjekësit në Instagram e pyesin vazhdimisht për Blerimin, me të cilin ka edhe një djalë.

Tashmë, Erjona është në krahët e protagonistit të “Uomini e donne”, Alessandro Basciano.Dyshja ka nisur një romancë e cila ka marrë jo pak vëmendje nga mediat italiane, të cilat gjithashtu kanë deklaruar se çifti është fejuar.Për të pohuar këto lajme, Erjona dhe Alessandro ndanë foto seksi nga pushimet së bashku, duke konfirmuar për të gjithë kuriozët fejesën e tyre.

Këto ditë, Erjona dhe Alessandro janë me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën. Alessandro, 32 vjeç, është gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu. Erjona e mbajti fjalën e saj, pasi tha se nuk do të merrej më kurrë me një futbollist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu