Bënë homazhe për vdekjen e “këngëtares së ndjerë” nga mbidoza/ Bebe Rexha tronditet nga lajmi

0

Këngëtarja Bebe Rexha është tronditur pasi ka parë lajmet që raportonin se ajo kishte ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.

Edhe pse lajmi ishte i rremë, disa përdorues në rrjetet sociale bënë homazhe për “këngëtaren e ndjerë”.

Statusi në Twitter shkruante: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.

Më pas vetë këngëtarja ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bebe Rexha shkroi: “O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin. Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo më tej në statusin e saj në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu