“Benzi” merr flakë gjatë ecjes në Gjirokastër, ja çfarë raportohet

0

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu