Droga në mishin e pulave nga Brazili, flasin dy të arrestuarit: S’kemi lidhje, porositë i bëjmë online

0

DURRËS-Dy të arrestuarit që janë vënë në pranga për 45.5 kg kokainë që u sekuestrua nga Porti i Durrësit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike. Administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi thotë ai ka porositur mish pule duke shtuar se të gjitha veprimet bëhen online. Ai ka theksuar se kompania nuk ishte në dijeni se çfarë tjetër ndodhej në kontejner. Po ashtu, ka folur edhe agjenti doganor.

Arben Ferizi: Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner.”

Agjenti doganor Egert Vargu: Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu