Bëri vaksinën anti-Covid, Infermierja humb ndjenjat në konferencë

0

Infermierja e Spitalit Memorial CHI në Tenesi, i ra të fikët gjatë një konference shtypi menjëherë pasi mori vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Infermierja Tiffany Dover ishte ndër infermieret e para në Chattanooga, Tenesi, që mori vaksinën. Ajo po jepte një intervistë për shtypin lokal të lajmeve News Channel 9 kur papritmas filloi të ndihej keq.

“Më vjen keq që jam vërtet e trullosur. Më vjen keq … ‘tha ajo para se të binte përtokë ndërsa dy kolegë nxituan ta kapnin.

Më pas infermierja u përmirësua dhe kolegët e saj këmbëngulën se nuk kishte asnjë lidhje me vaksinën.

“Është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion”,  tha Dr. Jesse Tucker, Drejtor Mjekësor i mjekësisë së kujdesit kritik në CHI Memorial, i cili gjithashtu mori vaksinën. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu