“Natyrisht nuk mund të mos them se kishte një rëndësi të veçantë edhe fakti se Sali Berisha është i njohur për mbajtjen e padiskutueshme të premtimeve dhe unë u zotova aty tre gjëra. -Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Jo vetëm ata që nxorën autokolonën më 13 maj, por edhe Beneti që hipte mbi tanket e tyre të blinduara, ata do dënohen të gjithë sipas ligjit.
-Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria e ardhshme dhe do nisë punimet sapo të vijë në pushtet. -Zgjerimi i rrugës së Muriqanit dhe investime të tjera, por unë u ndala në këto objekte kryesore. Prandaj ky është edhe fakti se pse Shkodra dhe shkodranët e kanë pritur me entuziazëm idenë e Shqipërisë Madhështore, e cila fillon me paketën e dhembshurisë dhe pastaj vazhdon me Made in Albania dhe projektet e mëdha, Shqipëria thellësisht high-tech,” tha Berisha.