Berisha: Basha i ka futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD-ja

0

Për Sali Berishën, Lulzim Basha u ka futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD-ja.

Sipas tij, Lulzim Basha, ka bërë një akt të pashembullt në historinë e një vend diktatorial, pa pyetur njeri del dhe komunikon përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Berisha: Kurrë nuk pranoj që të dorëzoj sovranitetin e vendit tim. Mund të them shumë gjëra për ndjenjat e mia pro amerikane, por nuk më shkonte në mendje që vendi i madh i lirisë që unë të çedoja pa kushtetutë e marrëveshje çedoja copëza të vendit tim. Ajo do të ishte një turp shumë i madh për veten dhe vendin. Prandaj u futa në Kuvend.

Lulzim Basha, në një akt të pashembullt në historinë e një vend diktatorial, pa pyetur njeri del dhe komunikon përjashtimin tim nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD-ja. PD është parti e lirisë njerëzore dhe interesit kombëtar. Ai këtyre u futi thikë pas shpine të gjitha forumeve të partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu