Berisha i vendosur: Ikën Basha jo PD

0

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të premten do të jetë pjesë e parlamentit të ri, duke sfiduar kështu hapur SHBA. I pyetur nga moderatorja e emisionit “Now”, Erla Mëhilli, nëse PD nën presion do e përjashtonte, Berisha tha se do të bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve.

Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar.

Unë do bëj çdo gjë për kthimin e PD mbi vlerat që është themeluar .

Ideja se PD është parti e Sali Berishës e do një zbërthim. Ata të cilët mendojnë se unë me akte konkrete dhe qëllime konkrete dhe propozime konkrete kam drejtuar PD, ata mashtrojnë. Kam influnecë të fuqishme në PD. Nuk gjen njeri të thotë që gjeta mbështetje në PD për shkak të mbështetjes së Berishës”, është shprehur Berisha./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu