Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve. Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë.
Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet.
Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën. Në 8 vite nuk ikën vetëm 1/3 e banorëve, kanë ikur më shumë se 1/3 e mjekëve, kanë ikur gati gjysma e mjekëve. Sot për mjekë për frymë jemi pothuajse sa në vitet ’60. Sot mjekë për frymë kemi aq sa kishim në vitet ’60.
Sot arsimtarët sapo gjejnë mundësinë më të vogël, braktisin arsimin. Sot 2500-3000 policë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, sot gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Të gjitha këto për një shkak të vetëm, sepse rrogave të tyre, me rrogat që marrin nuk përballojnë kurrsesi jetën.
Sot mësuesi në Kosovë, 50-70% më shumë se mësuesi në Shqipëri. Mjeku në Kosovë, merr dyfishin e rrogës që merr mjeku në Shqipëri. Oficeri, polici në Kosovë merr një rrogë 50% më të lartë. Nuk po marr Malin e Zi, se i ka edhe shumë më të larta.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





