Berisha kundër shkarkimit të Metës: Procesi i Edvin Drogës kundër presidentit…

0

Lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Meta, është shprehur edhe ish kryeministri Sali Berisha. Në një reagim të tij në rrjetin social facebook, Berisha e cilëson këtë si një proces puçist dhe antikushtetues.

Sipas tij, duke ndërmarrë këtë veprim, kryeministri Rama kërkon të marrë nën kontroll edhe insitucionin e presidentit. Në fund të reagimit të tij, Berisha ka paralamëruar se në këtë mënyrë, Rama po firmos fundin e tij të shpejtë.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt puçist destabilizues dhe paralajmëroj Edi Ramën se po firmos keshtu fundin e shpejte dhe merituar te nje krimineli puçist”- përfundon Berisha në postimin e tij.

Postimi i Plotë

Procesi i Edvin Droges kunder presidentit, proces i puçist antikushtetues!

Te dashur miq, pas grabitjes se zgjedhjeve, dhunimit masiv te vullnetit te shqiptareve me angazhimin e te gjithe shtetit monist, balozeve te zi te krimit dhe qindra milione euro para dorge por edhe te thesarit te shtetit, Edi Rama, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Lukadroga i Balkanit rinisi menjehere vazhdimin e grushtit te shtetit me procesin antikushtetues te shkarkimit te presidentit te republikes.

Ne kete proces ai, duke shkelur ne menyre flagrante parimet themelore te kushtetues dhe disa nene te saj, kerkon te rrafshoje dhe institucionin e fundit qe nuk kontrollon ne Shqiperi dhe te vendos pushtetin e tij absolut te bazuar mbi krimin, drogen dhe vjedhjen e korrupsionin.

Denoj me ashpersin me te madhe kete akt puçist destabilizues dhe paralajmeroj Edi Ramen se po firmos keshtu fundin e shpejte dhe merituar te nje krimineli puçist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu