Berisha në arrest shtëpie, Basha: Nuk me vjen mirë, por drejtësia duhet të bëj punën e saj

0

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar masën e sigurisë arrest shtëpie për kryedemokratin Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se për Berishën ka dy reagime, nga të cilat në rrafshin personal nuk i vjen mirë. Ndërkohë që në rrafshin politik, sipas Bashës drejtësia duhet që të bëjë punën e saj. Po ashtu Basha theksoi se të gjithë politikanët duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

“Kam dy reagime, njëri është në rrafshin personal tjetri në rrafshin politik. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë, më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunuar, një njëri që ka dhënë kontributet e veta të përfundojë këtu. Çfarë kam pasur për ti thënë ja kam thënë. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos, që sjellja e tij i solli të gjithëve. Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij, por edhe një kosto PD dhe vendit. Nga ana tjetër është e domosdoshme që PD të ecë përpara, ta lënë të shkuarën pas dhe të ecin përpara. Jo të shkelin mbi të shkuarën, as të mohojnë, por të ecin përpara dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast qëndrimi i PD është që drejtësia të bëjë punën e saj të papenguar dhe çdo politikan, duke filluar nga unë i parë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë pa asnjë kufizim. Për këtë kam çuar në Parlament heqjen e imunitetit”, tha Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu