Berisha niset nga shtëpia drejt prokurorisë: Ja çfarë do të dëshmoj atje

0

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së prokurorisë oër të dëshuar në lidhje me protestën e datës 8 Janar, e cila u thirr prej tij jashtë ambienteve të selisë së Partisë Demokratike, ku nuk munguan as aktet e dhunës.

Berisha tha se në prokurori është thirrur nga Rama dhe jo nga Basha, pasi ky i fundit sipas tij është thjesht një vegël e kryeministrit.

Sali Berisha:

Çfarë do të dëshmoj unë në prokurori, do të dëshmoj bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit me narkoshtetin shqiptar, që doli qartë si drita e diellit në datën 8 Janar.

Për më shumë ju ftoj, që sapo të dal nga dera e prokurorisë do tiu njoftoj edhe juve.

Basha është një vegël e qeverisë, aty jam thirrur nga Basha unë, jo nga Rama.

Berisha do të pyetet në prokurori rreth orës 11:00 të ditës së sotme, ndërkohë që në mesditë do të pyetet po ashtu dhe deputeti demokrat Flamur Noka.

Ndërkohë që nesër do të merret në pyetje dhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu