TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar se të hënën Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD do të ndërmarrë një fillim të ri dhe se ecën në bindjen se “diktatura autoritare” e Edi Ramës ka vetëm një rrugë, e cila sipas tij është protesta.
“Këto janë disa nga zhvillimet më të fundit. Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.” tha Berisha.





