Berisha: “Nuk është e lehtë të luash me Kosovën. Po të ishim një ekip do të na kishte frikë e gjithë Europa”.

0

Etrit Berisha, kapiteni dhe portieri i Kombëtares sonë, ka dalë së bashku me trajnerin Reja në konferencën për shtyp përpara vllazërores me Kosovën.
Kapiteni është shprehur, se pavarësisht mungesave kuq e zinjtë po përgatiten për ndeshjen dhe do të japin maksimumin në fushë.
“Atmosfera gjithmonë është e mirë, jemi bashkë prej kohësh,Kanë ardhur të gjithë, janë të gjithë këtu,- është shprehur Berisha për raportin me futbollistët e tjerë.
Sipas tij, ndeshja me Kosovën do të jetë e vështirë, për shkak se Shqipërinë e presin dhe dy ndeshje të rëndësishme, të cilat janë në fokusin e lojtarëve.
“Kemi një ndër mbrojtjes më të mira, në krahasim me të shkuarën. Janë djem të rinj dhe do lidhemi edhe më shumë. Kemi luajtur katër ndeshje dhe pësuam një gol, që ishte fatkeqësi do të thoja. Mbrojtja dhe i gjithë ekipi kanë bërë shumë mirë në fazën mbrojtëse”.
“Nuk është e lehtë të luajmë me Kosovën. Kur merret parasysh që është vëllazërore, gjërat merren më qetë. Nëse do ishte ndeshje kualifikuese, do të ishte shumë e vështirë. Është vendi im, si Kosova, si Shqipëria. Gjithmonë kam shkuar me bindjen të përfaqësoj të dy vendet. Uroj të bëhet një ekip, do bëhej super, që do e respektonte dhe do e kishte frikë gjithë Europa. Fatkeqësisht ndodhemi në një gjendje tjetër dhe duhet të shikojmë situatën aktuale. Ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore”.
“Lojtari më i rrezikshëm i Kosovës? Nuk kam frikë asnjë. Ata luajnë mirë, kanë lojtarë që luajnë futboll. Nuk duhet të përqendrohemi te një lojtar, por tek i gjithë ekipi. Ata kanë shumë lojtarë të mirë”.
“Nuk besoj se ndeshja me Kosovën do ndikojë. Atëherë (kur humbëm 3-0) kanë ndikuar shumë gjëra. Ajo ndeshje dhe kjo do jenë ndryshe. Fokusi ynë do të jetë te dy ndeshjet e Nations League, që janë shumë të rëndësishme për ne”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu