Berisha: PD do dyfishojë buxhetin për shëndetësinë për të arritur standardet më të mira rajonale

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se PD ka një program për shërbimin shëndetësor ndërsa theksoi se do të jetë i standardeve më të mira rajonale. Ai gjithashtu theksoi se do të synojë standardet evropiane.

Berisha u shpreh se buxheti do dyfishohet dhe se do bëhet gjithçka që edhe në sëmundjet neoplazike, të kapet prognoza e vendeve më të mira, me diagnozë të hershme, më mjekim korrekt, me mjekim efiçent dhe të gjitha mjetet e duhura që duhen për mjekimin e këtyre sëmundjeve që sot janë të shumta.

Fjala e Berishës:

Nuk ka dyshim se PD ka një program në të cilin, shërbimi shëndetësor do të jetë i standardeve më të mira rajonale, dhe dora-dorës do të synojë standardet evropiane. Se buxheti do dyfishohet dhe se do bëhet gjithçka që edhe në sëmundjet neoplazike, të kapet prognoza e vendeve më të mira, me diagnozë të hershme, më mjekim korrekt, me mjekim efiçent dhe të gjitha mjetet e duhura që duhen për mjekimin e këtyre sëmundjeve që sot janë të shumta.

Sot këto janë sëmundje plotësisht të mjekueshme, janë sëmundje me një përqindje të mirë të rasteve të shërueshme, por kërkojnë mjekim korrekt, kërkojnë një betejë të vendosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu