Kërcënoi një gazetar, nis procedimi penal për një punonjës të bashkisë

0

POGRADEC- Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedim penal për një punonjës të bashkisë së Pogradecit.

Ai dyshohet se ka kërcënuar një gazetar. Shtetasi me inicialet Y.B., është proceduar për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM KORÇË

Dyshime se kërcënoi gazetarin, Prokuroria Korçë regjistron procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B.

Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi shtetasi A.B, me detyrë gazetar, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit.

Duke pasur parasysh interesin mbi këtë çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shpreh angazhimin për ndjekjen me përparësi dhe informimin e publikut mbi ecurinë e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu