Berisha: Rama bën lojë të dyfishtë edhe me Ukrainën, pranon në vend vrasës dhe përdhunues rus

0

Berisha: Asgjë nuk do pengojë PD pa paraqitur para jush me fakte qëndrime dhe veprime, politikën e saj të jashtme. Merr fund politika e jashtme bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës.

Ketë e adaptojnë diktatorët që kërkojnë të qëndrojnë në karrige,

Politikën zëro probleme me fqinjët e adaptojnë argatët sic është Rama argat i Vucic dhe tani i Dodikut.

A është shkëputur ky qëndrim i Ramës në mbrojtje të gjenocidit? Jo. Po ju rikujtoj nëntorin 2020 kur qeveria e Kosovës kërkoi mbështetjen e Kosovës për të paditur Serbinë në gjykatën ndërkombëtare. Rama publikisht refuzoi ta bëjë këtë. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme.

Le të rikthehemi, dy muajt e fundit ne paraqitëm në parlament një rezolutë për dënimin e gjenocidit rus në Ukrainë. Është e vërtetë që gjenocidi rus në Ukrainë është i qartë, por nga pikëpamje ligjore është në proces e sipër. Por Biden, pasi pa masakrën e Buchas, ai u shpreh për gjenocid.

Rezoluta jonë u refuzua nga Rama. Po pse? Sepse Rama bën një lojë të dyfishtë edhe në rastin e Ukrainës. Zelensky, nderoi shqiptarët, parlamentin tonë me një fjalim. Ai pati vetëm një kërkesë, nuk kërkoi nga Shqipëria avionë, tanke e rakete, por kërkoi vetëm një gjë. Mos lejoni turistët rusë të vijnë në brigjet tuaja. Rama flakë për flakë në mënyrën më të pacipë, ju përgjigj se kjo nuk do të ndodhë.

Unë jam këtu për ta dënuar këtë qëndrim, anti shqiptar, anti nato. Pse duhen vrasësit dhe përdhunuesit rusë të vijnë në brigjet tona? Kush e ka këtë moral vec Edi Ramës. Pse u dashka Shqipëria të ngjasojë me qëndrime me Rusinë? Pse duhet t’i pranojmë që të vijnë dhe të shplodhen në brigjet tona. është akt i papërgjegjshëm. Cila është arsyeja?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu