Berisha: Reuters dhe Uashington Post të lidhura me Ramën, do tu shkruajmë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi dy mediat prestigjioze të huaja “Reuters” dhe “Washington Post”, të cilat e konsideruan protestën e thirrur prej tij sot para selisë së Partisë Demokratike si të dhunshme. Në konferencën për mediat, ish-lideri i demokratëve u shpreh se këto dy media janë të lidhura kokë e këmbë me kryeministrin Edi Rama. Ai premtoi se do t’i kontaktojë për t’u dhënë informacionet e veta në lidhje me zhvillimin e protestës në selinë blu, madje edhe “Associated Press”.

“Mediat e huaja nuk kanë patur përfaqësues këtu. Ka dy që janë këmbë e kokë të lidhur me Edi Ramën dhe japin lajme në kundërshtim me traditën. Cilat insitucioneve ndërkombëtare iu referohesh? Reuters dhe Washtingon Post kanë gazetarë të lidhur me Edi Ramën. Reuters e lexoj më shumë nga të tjerat. Do e informojmë. Do i bëjmë dërgojmë dokumentat Uashington Postit. Edhe AP, do i shkruajmë”, u shpreh Berisha në lidhje me raportimin e mediave të huaja për protestën që u mbajt sot para godinës së Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu