Berisha: Sekretarin Amerikan e kam çuar në Gjykatë për shpifje, jo vendimin

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri u shpreh se sekretarin e shtetit amerikan e ka çuar në gjyq për vendin, por për shpifjet.

Berisha tha se Sorosi ka hartuar në Beograd projektin për ndryshim kufijsh dhe për shpërbërjen e Kosovës, gjë për të cilën janë dhënë para.

Berisha: Unë sekretarin e shtetit amerikan nuk e kam çuar në gjyq për vendin, por për shpifjet. Për vendimin është e drejta e tij, përderisa kohë është në atë post. Unë e kam çuar në gjykatë për shpifje. Unë i kam shkruar sekretarit duke i thënë se kjo është një vepër e Sorosit, një njeri i korruptuar.

Ai ka hartuar në Beograd projektin për ndryshim kufijsh dhe për shpërbërjen e Kosovës. Është dhënë para e madhe dhe gojët janë mbyllur, por goja ime nuk mbyllet për interesin kombëtar. Unë i kam kundërshtuar ata që paraqiten projektin duke thënë se është tradhti e madhe kombëtare dhe shkelje e gjakut të atyre që ranë për Kosovën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu