Jeta virtuale një mashtrim, opinionisti: Rrjetet sociale sot janë bërë ushqim i përditshëm

0

Rrjetet sociale po bëjnë që njerëzit të krijojnë një “un” tjetër të tyre dhe të paraqiten si do donin të ishin dhe jo si janë në jetën reale.

Meridian Ramcaj, konsulent për mediet dhe opinionist, Artemisa Hoza, sipërmarrëse dhe Dikea Isufi specialiste marketingu ishin të ftuar në studion e “Jeto me Orën”, në RTV Ora.

Të ftuarit diskutuan me moderatoren Ana Kallaku për fenomenin “dy botë” atë reale dhe atë virtuale. Meridian Ramcaj u shpreh se rrjetet sociale sot janë bërë shumë të rëndësishme në shoqëri.

Meridian Ramcaj: “Rrjetet sociale sot janë bërë ushqim i përditshëm, sidomos për shoqërinë shqiptare është bërë një ushqim që ti nuk rri dot pa atë. Rrjetet sociale sot 90% janë false sepse njeriu transmeton atë që nuk do të transmetojë. Dhe në momentet më të vështira do tregojë gjërat më të bukura. Një studim i Oxfodrit tregonte se njerëzit që postojnë sa më pak në rrjetet sociale janë më të lumtur. Fakti që ti gjatë gjithë kohës je i shtirur dhe do të japësh më të mirën kjo është një formë kompleksi. Të gjithë vdesin për bukë me djathë e domate, por asnjë nuk e poston këtë. Pse? Sepse është çështje kompleksi. Shumë pak shikon vajza me rroba shtëpie, pa make up, kanë filluar dhe meshkujt janë bërë të frikshëm nga kjo anë. Kjo është çështje kompleksi mendoj unë.”

Dikea Isufi u shpreh se rrjetet sociale janë bërë një fenomen i rëndësishëm, por mania për t’u dukur sa më perfektë në rrjete sociale është një demonstrues i mungesës së besimit.

Dikea Isufi: “Është bërë një fenomen kaq i rëndësishëm çdo ditë kjo dukja, aparenca aq sa çdo ditë dalin dhe filtera të rinj. Ky është demonstruesi më i madh i mungesës së besimit që të gjithë kanë. Jetojmë në botën e “screnshoteve” kështu që shumë gjëra nuk postohen teknikisht asnjëherë 24 orë.”

Meridian Ramcaj u shpreh se fenomeni i rrjeteve sociale ka prekur dhe fëmijët dhe së fundmi janë rritur rastet kur të vegjlit kanë filluar të flasin me vonesë sepse janë të varur gjatë gjithë kohës nga interneti.

Meridian Ramcaj: “Janë rritur rastet që fëmijët kanë filluar të flasin me vonesë, sepse janë shumë të varur gjatë gjithë kohës. Prindërit kanë gjetur një rehati, i japin një tablet në d orë dhe rrinë gjatë gjithë kohës aty, ose merren vetë me rrjetet sociale dhe fëmijët e kanë humbur atë aktivitetin që duhet të bëjnë.”

Artemisa Hoza lidhur me  me këtë fenomen u shpreh se heqja e telefonit te fëmijët është totalisht e pamundur, por prindërit duhet të përpiqen që t’ia lejojnë sa më pak fëmijës këtë gjë.

Artemisa Hoza: “Nuk po e them që e eleminojmë dot, është totalisht e pamundur pjesa e eleminimit, është një fije aq e hollë që na ndan. Ti do që fëmija të jetë i adaptuar kur të shkojë në kopsht, të jetë si të tjerët, kështu që është një  problem shumë i madh. Mundohemi ta zgjidhim kështu, pjesën më të madhe të luajë dhe shoqet dhe një pjesë të vogël me telefon.”/OraNews/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu