Berisha sfidë të hapur Ramës: Kam më shumë ndjekës në tik tok, unë nuk paguaj për “likes”

0

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka marrë seriozisht sfidën në rrjetet sociale me kryeministrin Edi Rama.

Berisha e akuzuar Ramën se ai i ka blerë pëlqimet dhe ndjekësit, ndërsa shprehet se të rinjtë e ndjekin në Tik Tok për shkak të sloganit “kurrë mos u dorëzo”.

Pyetje: Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik-Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?

Sali Berisha: Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik-Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën. “Kurrë mos u dorëzo!

Pyetje: Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?

Sali Berisha: Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.

Pyetje: Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?

Sali Berisha: Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.

Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë.

Sali Berisha: Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu