Beteja për Bakhmut, “SkyNews”: Përse qyteti ukrainas është kaq i rëndësishëm për Rusinë

0

Qyteti ukrainas, Bakhmut i ngjan një fushë beteje, e mbushur me artileri nga më të rëndat. Për rreth nëntë muaj forcat ruse përfshirë edhe mercenarët e grupit Wagner kanë sulmuar pa ndalur qytetin.

Ndërkohë shefi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin pretendon se forcat e tij më në fund kanë pushtuar qytetin, ndërsa vetë Vladimir Putin e ka përgëzuar për luftën.

Por Ukraina ka refuzuar të pranojë, pasi Volodymyr Zelensky ka thënë se mbrojtja e qytetit ende qëndron.

Por, pse është Bakhmut kaq i rëndësishëm për Rusinë?

Strategjikisht nuk është kështu, thotë për Sky News ish zëvendës-marshalli Sean Bell.

“Bakhmut nuk është një objektiv i rëndësishëm ushtarak. Por i vendosur në kontekstin e përpjekjeve më të gjera ruse për të kapur të gjithë Donbasin, Bakhmut ka qenë pjesë e një xhepi territori ende të kontrolluar nga forcat ukrainase që ka qenë një “gjemb në këmbë për Putinin”, shtoi Bell.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha më parë se kapja e qytetit do të kishte “vlerë të kufizuar operacionale” për Moskën, megjithëse shtoi se “mund të lejonte Rusinë të kërcënonte zonat më të mëdha urbane të Kramatorsk dhe Sloviansk”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu