Betejë e fortë mes dy pijeve, cila është më e mirë mes verës dhe birrës

0

Ka pak gjëra që njerëzit duan më shumë sesa një birrë të ftohtë apo një gotë verë të mirë. Aq më tepër tani që vera thuajse erdhi dhe pjesës më të madhe të njerëzve asgjë s’ja heq etjen veç pijeve më lart. Pavarësisht kësaj, ato ndryshojnë nga njëra-tjetra, kur vjen fjala tek ndikimi që mund të kenë tek shëndeti jonë.

Cila na bie më shpejt në kokë?

Gjysëm litri birrë dhe një gotë mesatare vere përmbajnë të dyja të njejtën sasi alkooli, 16-24 gramë. Megjithatë, dehja lidhet me sasinë e alkoolit që kalon në gjak dhe shpejtësinë me të cilën kjo ndodh. Këto varen nga lloji i pijes alkoolike që konsumojmë.

Një studim i Universitetit të Teksasit zbuloi përmes provës në njerëz të ndryshëm se siç mund ta mendojmë, janë pijet alkoolike të forta, si vodka, brandy apo rumi ato që shkaktonin dehje më të menjëhershme. Megjithatë, pas tyre vinin vera, e cila e kishte kulmin e efektit pas 54 minutash, dhe birra, pas 62 minutash. Thënë ndryshe, një gotë verë të bie në kokë më shpejt se një gotë birrë.

Cila na shëndosh më shumë?

Alkooli mban në vetvete shumë kalori, pa llogaritur gjithë sheqernat që u shtohen pijeve alkoolike për t’u dhënë më shumë shije. Një gjysmë litri birrë përmban 180 kalori, pra 50% më shumë sesa një gotë verë, çka natyrisht ndikon në shtimin e peshës.

Por për ata që pinë një herë në sa kohë, nuk duket të shkaktojë ndonjë ndryshim. Dhe në fakt, sipas një studimi të fundit, duket se vera dhe birra nuk kanë ndikim të shpejtë në peshë, të paktën jo gjatë 10 javëve të para. Por, nëse flasim për një periudhë më të gjatë, prej rreth 5 vjetësh, birra mund të nxisë grumbullimin e një mase dhjami kryesisht në pjesën e barkut, dhe të shtojë deri në 25 kilogramë peshë.

Cila na deh më keq?

Edhe pse janë përpjekur, shkencëtarëve u duhet të punojnë ende për të zbuluar çfarë e shkakton “dehjen e keqe’” atë që na jep të përziera dhe dhimbje të tmerrshme koke. Megjithatë janë disa hipoteza lidhur me këtë, dhe dehidratimi duket shpjegimi më i kënaqshëm. Alkooli bën që trupi ynë të nxjerrë jashtë më tepër lëngje sesa marrim.

Një tjetër shpjegim mund të lidhet edhe me produktet që i shtohen pijeve alkoolike për t’u dhënë më shumë shije dhe aromë, e ato nxisin krijimin e toksinave në trup, që shkaktojnë dhimbje koke dhe të përziera. Deri më tani, janë pijet e errëta ato që duket të shkaktojnë dehje të keqe. Por ndërsa vodka e kuqe na bie më keq në kokë se vodka e bardhë, vera e kuqe dhe vera e bardhë apo llojet e ndryshme të birrës, nuk duket të kenë ndonjë ndryshim të madh.

Cila ka më shumë pasoja shëndetësore?

Na është thënë shpesh se një gotë verë në ditë i bën mirë organizmit duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë dhe diabeteve. Vera, sidomos e kuqja, përmban disa substanca kimike të quajtura “polipenole” të cilat luftojnë kimikatet e dëmshme brenda trupit.

Ndërsa birra, siç e dimë nuk njihet për ndonjë veti kuruese, megjithëse edhe ajo përmban disa polipenole dhe ka edhe ajo disa ndikime pozitive të ngjashme me ato të verës së bardhë por gjithsesi shumë më të pakta se dobitë e verës së bardhë. Këto natyrisht që nuk janë një arsye për të pirë pa i numëruar gotat; një gotë në ditë e mban doktorin larg por nëse e teproni, nuk do të ketë doktor që do të dojë t’ju afrohet.

Burimi : Anabel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu