SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka folur me liderët e Finlandës dhe Suedisë për planet e tyre për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.
Sipas Sky News, shtëpia e Bardhë tha se Biden kishte mbajtur një telefonatë të përbashkët me presidentin finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson për këtë çështje të premten.
Treshja thuhet se diskutoi politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e Finlandës dhe Suedisë për të vendosur për të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë.
Finlanda konfirmoi dje se do të bënte një përpjekje për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut, një lëvizje e cila është kundërshtuar nga shteti anëtar Turqia dhe kritikuar nga Rusia.
Që nga njoftimi, Rusia tha se do të ndalojë shitjen e energjisë elektrike në Finlandë. Suedia pritet të shpallë një ofertë të ngjashme në ditët në vijim.