Si e kaloi ndarjen? Endri Prifti: Duke luajtur bixhoz, duke pirë alkool dhe duke shkuar me femra të tjera

0

Këngëtari Endri Prifti ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e tij.

I pyetur sesi e kalon një mashkull i dashuruar brengën e ndarjes, ai tha në në intervistë në “Ora news” se në këtë moment një mashkull bën aventuar duke pirë alkol,duke luajtir bizhos dhe patuar në krah shumë femra.

Por sipas tij brega sërish nuk kalon sepse duhen vite që ajo të kalojë.

“Një pyetje me vend kjo. Prandaj ne bëjmë ato aventura që s’duhet t`i bëjmë, që e ekzagjerojmë. E kalon duke pirë alkool, duke abuzuar me gjëra të tjera, duke luajtur bixhoz, duke vuajtur me veten, duke shkuar me femra të tjera kot. Dhe prapë brenga nuk kalon, do vite që të kalojë ajo”, u shpreh Endri Prifti.

Kujtojmë se së fundi ai është përfshirë në një debat me ish-bashkëshorten e tij, të cilën e akuzon se i ka marrë pronën. Vetë ish-gruaja është shprehur se prona në fjalë ka qenë trashëgimi nga familja e saj, dhe jo e vënë gjatë martesës me Priftin, ndërsa së bashku janë prindër të një djali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu