Biden nënshkruan urdhrin për Ukrainën

0

Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë sot vendimin per përshpejtimin e procesit mbi dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë përmes një ligji të bazuar me rastin e Luftës së Dytë Botërore që ndihmoi aleatët amerikanë të mposhtin Gjermaninë naziste.

Presidenti amerikan nënshkroi Aktin e huadhënies në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, duke thënë se SHBA-ja mbështet luftën e ukrainasve për të mbrojtur vendin dhe demokracinë e tyre kundër luftës brutale të Putinit.

Duke pranuar se tashmë janë shpenzuar miliarda dollarë nga Shtetet e Bashkuara, Biden tha se përkujdesja ndaj agresionit është edhe më e kushtueshme, raporton The Guardian.

“Akti i huadhënies, që thjeshton rrjedhën e pajisjeve ushtarake, bazohet në një program të epokës së Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar Evropën t’i rezistojë Hitlerit”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti vuri në dukje se ai po nënshkruante aktin një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore shënuan Ditën e Fitores në Evropë dhe humbjen e Gjermanisë së Adolf Hitlerit në vitin 1945.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu