Elisabeta Imeraj: Nuk kam asnjë pasuri! Me bashkëshortin u ndava për arsye personale

0

TIRANË- Ish-kryetarja e Prokurorisë së Tiranë, Elisabeta Imeraj thotë se ajo nuk zotëron asnjë pasuri dhe se ish bashkëshorti i saj i ka krijuar pasuritë e tij, para vitit 2007 kur ata u martuan. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Imeraj deklaroi se edhe ato pasuri të ish-bashkëshortit janë të justifikuara, ndaj e quan procesin ndaj, që e shkarkoi nga detyra, si të padrejtë. Gjithashtu shtoi se me bashkëshortin e saj ka kryer një proces divorci duke hedhur poshtë pretendimin se e gjitha është falso, në kuadër të procesit të Vettingut.

Pjesë nga biseda në studio:

Elisabeta Imeraj: Jam martuar në vitin 2007 dhe që prej martesës nuk ka asnjë pasuri të krijuar pas martese. Që nga deklarimi im i parë, nuk kam patur asnjë pasuri në pronësi dhe në bashkëpronësi. Ndonjë pasaktësi e mundshme, e shënuar gabimisht, është marrë në konsideratë nga KPA duke më veshur elementët e pasurisë që lidhen me ish bashkëshortin.

Ylli Rakipi: Pra këto që citon KPA ish burri juaj i ka marrë para se të martoheshit?

Elisabeta Imeraj: Absolutisht, kjo është e provuar. Nëse unë kam shënuar banesa është në bashkëpronësi, a është kjo një element për tu konsideruar e papërshtatshme? Çdo pasuri që nga momenti i parë deri i fundit, ka burime të mjaftueshme. Elementi i parë që nxjerr KPA thotë nuk faktojmë dot. Pamjaftueshmëria konkludohet në bazë të një vendimi…

Ylli Rakipi: Ju thoni se nuk keni asnjë pasuri. Si ka mundësi nuk keni asnjë pasuri?

Elisabeta Imeraj: Ligji parashikon një pikë specifike, që thuhet cënimi i besimit të publikut. Ajo që thotë zoti Matlija, që unë kam cënuar besimin e publikut… Kjo është e matshme, për shkak të çështjeve, mënyrës si është sjellë, tipologjisë si prokuror dhe informacioneve vijuese nga të gjithë organet ligjzbatuese. Policia e Shtetit, SHISH… Unë gëzoj mbrojtje të posacme edhe sot. Kam patur certifikatë sigurie.

Ylli Rakipi: Ka aludime që divorci është falso?

Elisabeta Imeraj: Jam ndarë në 2019 për arsye personale. Ka vetëm dy pasoja juridike, kujdestaria e fëmijëve dhe detyrimi ushqimor, për të gjithë elimentet e tjerë jam treguar e gatshme…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu