Bie kërkesa në Kuvend për të ndryshuar rendin e ditës, grupimi i Berishës kërkoi të diskutohet rritja abuzive e çmimeve. Balla i përgjigjet: Saliu juaj nuk e paguan naftën, sepse…

0

Me 48 vota kundër dhe 7 vota pro bie kërkesa e Grupimit të Rithemelimit të PD-së për të ndryshuar rendin e ditës në Kuvend.

Grupimi i Berishës kërkoi që në Parlament të diskutohet rritja e çmimit të naftës dhe të ushqimeve të shportës dhe kërkesa ndaj qeverisë për të ndërhyrë.

Taulant Balla:
“Nuk kemi merak të zhvillojmë debat me “non gratat” është e pamundur të zhvillojmë debat me ata. Ju bashkë me Salën prej ditës së parë që keni hedhur gurin por keni fshehur dorën. Ne duam të bëjmë debat por duam ta bëjmë me ata që preken nga pasojat e kësaj lufte që janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Edhe në këto momente që flasin Rama është në takim me qytetarët.

Saliu juaj nuk e di sa është çmimi i naftës se nuk e ka paguar kurrë nga xhepi i tyre. Na i kurseni këtë pisllëk këtu se na i bëni pisë këtë sallë. Kërkesa juaj për të ndryshuar rendin e ditës ka rënë. Çështja e çmimeve ka prekur të gjithë Europën dhe mbarë botën pasi sic e dimë të gjithë është Rusia po përdor çmimet duke ndaluar eksportet. Turpi më i madh është që nuk ka një vend të dytë në Europë që opozita të përdorë këtë moment kaq kritik për Europën , ju shkoni në protestë ditën e shtunë, ngarkoni kamionë dhe autobuse për të sjellë mbetjet e “non gratave”. Për sa kohë Sali Beirsha dhe televizioni i të birit të tij ti bëjnë jehonë protestat që ju organizoni mbani me shëndet ndërkohë Kuvendi do të vijojë me punën e vet për rendin e ditës”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu