Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të ndriçueseve të rrugës, humb jetën 54-vjeçari

0

Një 54-vjeçar në Shkodër ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas njoftimit paraprak policor, qytetari Sh. D., banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë në kontak me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu