Bie në pus në mesnate, vdes një person

0

Një i moshuar është mbytur në pus gjatë natës së shkuar në Durrës. Sipas policisë, viktima është identifikuar si 81-vjeçari A. L.

Për të nxjerrë nga pusi trupin e pajetë të moshuarit, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse.

“Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu