Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia.
Sipas informacioneve paraprake, gruaj ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës së saj, në një zonë pranë spitalit të Durrësit.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.





