Bie tregu i gjelit të detit në Elbasan! Fermerët të pakënaqur, qytetarët s’kanë para të blejnë

0

Festat e fundvitit këtë vit, duket se do të mbyllen të vobekta për pjesën më të madhe të qytetarëve të Elbasanit.

Tregtarët e paktë që kanë mbetur në tregun e shpendëve në Elbasan, thonë njerëzit nuk kanë para te blejnë gjelin e detit edhe pse çmimi nuk ka ndryshuar shume nga një vit më parë.
Teksa kanë paguar më shumë për ushqimin e shpendëve thonë se po falimentojnë ndaj pak shpresojnë se deri në fundvit do ti shesin të gjithë shpendët.

Qeveria miratoi shpërblimin 5000 lekë për pensionistët, për fundvit, por me këtë shumë nuk mund të blihet një gjel deti.

Të njëjtin fakt e konfirmojnë edhe vetë pensionistët, por dhe qytetarë të tjerë të cilët thonë se rritja e çmimeve, do ndikojë tek tryeza e fundvitit. Ky ka qenë një vit aspak i lehtë në aspektin ekonomik për familjet shqiptare gjë që pritet të reflektohet te tryeza festive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu