Bie WhatsApp, përdoruesit raportojnë probleme

0

Whatsapp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme.

Mësohet se ky aplikacion ka rënë nga funksioni në të gjithë botën, ndërkohë që përdoruesit e tij nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre.

Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në smartphone. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.