Big Brother VIP: Zbulohet cilët do jenë 2 opinionistët

0

Edicioni i dhjetë i Big Brother, do të fillojë transmetimin mbrëmjen e sotme në 21:00 me edicionin VIP dhe vetëm një ditë më parë janë bërë publikë emrat e opinionistëve. Në një intervistë për Top Channel, Arbana Osmani thotë se “është shumë e lumtur” që do të ketë si opinionistë Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinaku.

Arbër Hajdari, 24 vjeç, është jurist dhe themelues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” që prej 2015-ës. Balina Bodinaku, është drejtoreshë marketingu pranë një banke dhe njëkohësisht moderatore. Pas një eksperience tek “E Diela Shqiptare”, ajo rikthehet si prezantuese e emisionit të pasdites në RTSH, aty ku edhe filloi karrierën.

Big Brother VIP mendohet të jetë edicioni më i madh ndonjëherë i një Big Brother-i në Shqipëri. Arbana u shpreh se “thuajse gjithçka ka ndryshuar, veç saj”. Edhe çmimi për fituesin mbetet i njëjtë, 100.000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here