Bill Clinton: Zgjedhjet në veri ishin gabim. Shqiptari nga Kosova mu ul në gjunjë!

0

Bill Clinton: Më keni dhënë një dhuratë edhe thjesht duke më lënë t’ju shoh. Tani kjo kënga që këndohet në të gjithë botën, mund ta dëgjoj, ta ndjej dhe ta shoh edhe kur nuk është…Në fakt kjo është më e shkuar në Shqipëri sesa në çdo vend ku kam qenë. Jeni shpërblyer, ndërkohë që ne do të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është detyra ime të vendos, por kosovarët i krijuan ato qyteza për serbët, ndaj dhe mendoj se tani kanë bërë një gabim që votuan. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë shumicë, por gjëja më e rëndësishme është që të përfitojnë nga momenti. Çfarë fitohet kur ka tensione? Ka njerëz që jetojnë atje.

Unë sapo erdha nga Mbretëria e Bashkuar. Festuam 25-vjetorin e marrëveshjes së të premtes së zezë, ata kanë një problem që ju nuk duhet të përballeni, kishte më shumë protestantë irlandezë që donin të mbeteshin të Britani, por ishin të gatshëm të bashkoheshin me qeverinë e Iralandës. U gjet një mënyrë për të krijuar një forum, një mënyrë për të ndarë të ardhmen, nëse mendoni për këto 4 qyteza, larg nga cdo laborator, se shumë njerëz preferojnë dominancën, në vend të ndarjes së një të ardhme.

Do doja që gjithë bota të shikonte një video te shkurtër të këtyre fëmijëve. Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj, po ashtu si dikur një student shkolle pyesja veten se cfarë ishte ky mur që nuk më lejonte të mësoja për Shqipërinë.

Mu desh të pyesja njerëz sesi të shqiptoja emrin e njeriut që drejtonte vendin. Ne e dimë që ju ende keni probleme ekonomike, jeni të vetëdijshëm që ka sfida, jeni njerëz nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jenë në anën e duhur të njerëzimit.

Kjo është dita kur konfirmohet se njerëzit që bëhen bashkë bëjnë të mira. Grupet marrin detyra më mirë se kur janë vetëm. Ajo që kam përzemër është që nipërmit e mi të kenë një të ardhme me të mirë. Unë i dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është e lehtë, dikush do thotë dicka që nuk është e vërtetë.

Miku im Nelson Mandela ishte një gjeni , u mbajt në burg për një kohë të gjatë. Kur Mandela u nxorr nga burgu dhe person i tha ti je Mandela e je presidenti im, po i tha jam po nëse mëson shumë ti mund të jesh presidente e Afrikës së Jugut.

Vendet duhet ti shohin njerëzit si njerëz e jo si personazhe filmi vizatimor. Qysh që ika nga shtëpia e Bardhë më ndodhi që ku kishte 12 njerëz një kamarier erdhi të merrte porosinë, pa kush ishte, uli tabakanë dhe u ul në gjunjë, më tha falë teje famjilja ime është gjallë. U shpjegova që ishte shqiptar nga Kosova, u thashë vazhdoni kështu, mos i lejoni t’ju trajtojë kështu.

Kur i thua po këtyre gjërave të tjerat nuk kanë vlerë, sot më dhatë një dhuratë të madhe, më latë të shoh se cfarë bëhet për të ardhmen, në një vend ku e shkuara mund të na kishte vrarë. Vazhdoni kështu, Zoti ju bekoftë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu