Bill Gates vaksinohet kundër koronavirusit/ zbulon si është gjendja e tij shëndetësore

0

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid.

Lajmin e ka bërë me dije vetë miliarderi me anë të një postimi në rrjetet sociale duke falenderuar shkencëtarët pasi me punën e berë arritën të krijonin vaksinën.

“Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë që na çuan në këtë pikë”, shkroi ai në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu