TIRANË– Aktorët Romeo dhe Donald Veshaj rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Gazetarja Anduena Llabani shkruan se binjakët që tashmë moderojnë programin “Më lër të flas” në TopChannel kanë një dosje të hapur në Vlorë. Konkretisht në vitin 2017, ata janë dënuar me kusht nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal), duke vijuar të lirë. Edhe Apeli ka në fuqi vendimin e shkallës së parë, por Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.
Neni 88
Plagosja e rëndë me dashje
(Ndryshuar paragrafi i dytë meligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 18) Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.