Bletët agresive sulmojnë për vdekje 70-vjeçarin, shpëton në ‘fije të perit’

0

Zjarrfikësit që erdhën në skenën e incidentit thanë se gjetën “aktivitet shumë agresiv bletësh” çka i kushtoi jetën një burri 70-vjeçar, gruaja e të cilit u shpëtua nga zjarrfikësit.

Një burrë në SHBA ka vdekur në kopshtin shtëpisë së tij kur u sulmua nga një tufë bletësh agresive.

70-vjecari ishte duke shkurtuar barin në kopshtin e tij në Breckenridge, ne Texas, kur u sulmua nga bletët e mjaltit.

Kultivuesi vendas i bletëve Bobby Chaisson tha se bëhej fjalë për “bletë mjalti të afrikanizuara” dhe shtoi se ishin “një kategori krejt tjetër” për nga mënyra sesi sillen.

Ai shtoi se bletët shpesh organizohen për t’u mbrojtur duke sulmuar rrezikun, dhe kjo duket se ndodhi me burrin e moshuar.

Pa ardhjes së emergjencës, një nga zjarrfikësit raportohet se kishte hyrë në shtëpi dhe kishte shpëtuar jetën e gruas së viktimës, duke hequr mjetet e veta mbrojtëse për t’ia veshur asaj.

Ai më pas e kishte drejtuar jashtë shtëpisë te grupet e ndihmës mjekësore.

Ndërsa bashkëshorti i saj kishte pësuar arrest kardiak pas ishte pickuar rëndë prej insekteve.

Departamenti i zjarrfikësave tha në njoftimin e tyre se sjellja e bletëve ishte shkaktuar nga paniku prej zhurmës së kositëses së barit.

Eksperti i bletëve Bobby Chaisson, tha për CNN: “Kolonitë e bletëve të afrikanizuara janë një specie e ndryshme per nga mënyra e menaxhimit dhe e sjelljes së tyre. Kur kemi të bëjmë me bletë mjalti, vibrimet që shkakton një kositëse ose dhe rrahjet e tokës së fëmijëve që luajnë, mund të bëjë që ato të vendosen në modalitet difensiv”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu