Bleu karburant me një kartëmonedhë 100 euroshe false, pranga 35-vjeçarit në Elbasan

0

Identifikohet dhe arrestohet shtetasi që bleu karburant me një kartëmonedhë 100 euroshe false në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur më datë 14 gusht, ku punonjësi i një pike karburanti në fshatin Labinot kallëzoi në polici 35-vjeçarin se kishte paguar me para false.

35-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘falsifikim i monedhave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu