Blindimi’ i dyerve të Kryeministrisë, reagon Berisha: Nesër kemi punë me pengun e Ramës por …

0

Berisha: Në selinë e tij ka vrasës, pengmarrës, me emër dhe mbiemër. Këto janë të sigurta.

Pyetje: Kur i rekrutoi?

Berisha: Ne shkojmë paqësisht. Por nëse përdorin dhunën është vendimi i tyre fatal, shumë i gabuar. Njerëzit paqësor nuk provokohen. Hymë për të mos dhunuar asnjë person. Ka prej tyre që nuk kanë qenë kurrë në PD. Po ka dhe nga ata që kanë qenë mbështetës.

Pyetje: Do e mbrojmë duke u përgjigjur me ccdo mjet?

Berisha: Pra ka paralajmëruar dhunë. Dhe thotë do i përgjigjem ccdo agresioni. Ndaj ka mbledhur banditë.

Pyetje: A nuk keni frikë nga këta banditë dhe njerëz të armatosur?

Berisha: Asgjë nuk më bën të tërhiqem nga detyra imë. Padiskutim që do shkoj personalisht. Jam anëtar dhe unë. Aty do jemi të gjithë. Do hapen dyert.

Pyetje: Ngjan me 21 janarin?

Berisha: Ne i mbajmë në kontroll. Nuk ushtrojmë dhunë. Ata që vijnë nesër më dëgjojnë të gjithë mua.

Pyetje: Kryeministria po blindohet. Keni punë ju aty?

Berisha: Përjetësisht kemi punë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Nesër kemi punë me pengun e tij. Ne jemi paqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu