Sali Berisha ‘tallet’ me Lulzim Bashën, zbulon dhuratën simbolike që do t’i bëjë me dyert e blinduara

0

Pyetje: I qëndroni deklaratës se George Soros do të shpallet non-grata kur të vijë PD në pushtet?

Berisha: Unë jam njeri i lirë dhe si njeri i lirë kam detyrën të them atë që mendoj. Unë e di më mirë se të tjerët cilat janë fuqite e tij. Por nuk do të isha njeri i lirë nëse nuk mbroj interesat e shqiptarëve.

Pyetje: Keni vendosur të bëhesh hero duke u përballur me Soros?

Jam njri i lirë. Unë nuk kam asgjë personale me George Soros. Nuk kam asgjë personale me Yuri Kim. E kam takuar vetëm një herë. Nuk kam gjëra personale. Problemi im është ky, nëse nuk ngre zërin nuk jam njeri i lirë. Jam ish-kryetar shteti. Se ccfarë sjell revolucioni nuk dihet. Ai ka një veti njëherë e drejton dhe njehëerë të drejton ai.

Pyetje: A ka pasur kërkesë për moskandidimin tuaj dhe moskandidimin e Lulzim Bashës?

Berisha: Në mënyrë absolute kurrë. Ndihma e zotit pushka e hotit. Ndihma e zotit pena ime. Nuk i kam kërkuar asnjeriu. Kam respekt të madh. Unë kam bërë vetëm sqarime për ccdo gjë. Ata që kanë bërë letrën e njohin PD. Ata e dinë që Berisha u përjashtua. Në raport normal mbështesin Lulzim Bashën. Por ky dhunoi statutin more zotëri. Më tha ambasadorja dhe e bëra.

Pyetje: Do hiqni dyert e hekurit?

Berisha: Dyert do hiqen dhe do i bëhen dhuratë Lulzim Bashës. Do jenë dhuratë personale e tij. Ccfarë është blind do bëhet dhuratë atij. Ka një propozim që ato dyer të përdoren për ngritjen e një përmendorje si kujtim si historia më e turpshme që i ka ndodhur PD-së. Është ide e një anëtari të PD-së në Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu